English

Medvedev: Evropa do të furnizohet me gaz rus

Moskë, 9 prill, NOA - Duke folur në ceremoninë me rastin e fillimit zyrtar të punimeve në gazsjellësin Rryma e Veriut, në qytetin rus, Vyborg, presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, tha se "për të parën herë do të sigurohet furnizim i drejtpërdrejtë i Evropës Perëndimore me gazin rus, duke iu shmangur territoreve transitore".

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm komisionari për energji i BE-së, Gynter Oetinger. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në ceremoninë e hapjes foli nga Berlini nëpërmjet të linjës satelitore.

Ky gazsjellës kundërthënës nga Rusia në Gjermani, kalon nën Detin Baltik,

Kritikët thonë se gazsjellësi do t'i mundësoj Rusisë ndaljen e furnizimit me gaz për vendet, nëpër të cilat kalon gazsjellësi aktual, përfshirë Ukrainën, Bellorusinë dhe Moldavinë, duke mos pasur ndikim në furnizimet për Evropën Perëndimore.

Veprimtarët e ambientit thonë se ndërtimi i këtij gazsjellësi mund të çoj në rritje të ndotjes së Detit Baltik.

NOA/RFE

KOMENTE