English

Nisen sot trupa të tjerë komando shqiptare drejt Bosnjës

Tiranë, 9 prill, NOA - Një kontingjent i ri trupash ushtarake shqiptare do të nisen sot për në Bosnjë-Hercegovinë, në kuadër të operacionit Althea të Bashkimit Europian.

Në kuadrin e kësaj, pritet që trupat të përcillen me një ceremoni zyrtare, e cila do të organizohet në Komandën e Brigadës Logjistike, në Tiranë.

Në ceremoni do të jetë i pranishëm ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneral brigade Maksim Malaj, ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, familjarë dhe të afërm të ushtarakëve paqeruajtës etj.

n.e/NOA

KOMENTE