Korçë, 9 prill, NOA - Përdhunoi një vajzë 24-vjeçare, por ajo e ka denoncuar në polici dhe tashmë personi në fjalë rezulton si i shpallur në kërkim.
Lajmi bëhet me dijeni nga agjencia e Lajmeve NOA prej forcave policore të Korçës, sipas të cilave, e dëmtuara është një vajzë me inicialet D.L, lindur dhe banuese në fshatin Poncarë të Devollit, e cila ka kryer edhe denoncimin.
Ndërsa autori i aktit të dhunshëm është 34-vjeçari Elton Basholli, lindur dhe banues në qytetin e Korçës për veprën penale të "Marrëdhënieve seksuale me dhunë", e parashikuar nga neni 102/1 i Kodit Penal.
Nga puna e bërë prej policisë, ende nuk është bërë e mundur gjetja dhe kapja e tij, e për pasojë, ai është shpallur në kërkim, ndërsa materialet i kanë prokurorisë së Korçës.
n.e/NOA