Spanjë, 9 Prill NOA - Jemi në prag të supersfidës së kampionatit spanjoll të La Ligës, ku ditën e shtunë në mbrëmje do të luhet ndeshja midis dy kryesuesve të këtij sezoni ajo midis Realit të Madridit dhe Barcelonës.
Një sfidë e cila është e shumëpritur nga të gjithë sportdashësit në mbarë botën. Në këtë ndeshje, skuadrat respektive do të hyjnë në fushën e lojës pa shërbimet e dy yjeve të tyre ku për Realin do të mungojë Kaka ndërsa për Barçën, Ibrahimoviç.
Të dy janë duke vuajtur dëmtimet e tyre, ku braziliani ka kohë që nuk është në dispozicion të ekipit të tij, ndërsa Ibra po vuan disa dëmtime muskulore për të cilat nuk do të jetë pjesë e "el clasicos".
Lojtarët të cilët janë thirrur nga trajnerët respektivë të këtyre skuadrave janë si më poshtë:
Real Madrid: Casillas, Dudek, Arbeloa, Albiol, Sergio Ramos, Garay, Marcelo, Metzelder, Xabi Alonso, Gago, Lass, Diarra, Guti, Van der Vaart, Granero, Benzema, Higuain, Raul, Cristiano Ronaldo.
Barcelona: Valdes, Pinto, Pique, Puyol, Alves, Milito, Ma¡rquez, Maxëell, Chygrynskiy, Toura©, Keita, Sergio, Xavi, Iniesta, Jeffren, Messi, Henry, Pedro, Bojan.
r.b/NOA