Itali, 10 Prill NOA - Një peshkaqen i madh i bardhë ka vendosur një rekord të ri për sa i përket thellësisë në të cilën ai u gjend.
Bëhet fjalë për një thellësi prej 1200 metrash në të cilën ai ndodhej kur u zbulua nga kërkimtarët.
Gjithashtu dhe madhësia e vetë peshkaqenit për atë thellësi ishte rekord më vete pasi ai ishte rreth 4.8 metër i gjatë.
Peshkaqeni tashmë ka marrë dhe emrin e tij personal ky atë e kanë quajtur Shack dhe tashmë bën pjesë në një rekord të ri për sa i përket thellësisë në të cilën ndodhej.
Rekordi i mëparshëm për të njëjtën gjë ishte në një të tillë prej 1 mijë metrash.
r.b/NOA