English

Ruçi: Berisha po kërkon tu mbyll gojën deputetëve të PS

Tiranë, 9 prill, NOA - Vendimi i djeshëm i Kuvendit për përjashtimin e deputetit Taulant Balla dhe paralajmërimi për deputetin Saimir Tahiri është cilësuar nga kryetari i grupit parlamentarë të PS-së, Gramoz Ruçi si një akt i padenjë për kryeministrin dhe Kryetaren e Kuvendit.

Në një deklaratë për mediat, Ruçi u shpreh se masat e marrja dje janë përpjekje për tu mbyllur gojën deputetëve të PS.

"Ky vendim i Parlamentit për të përjashtuar deputetët nga seancat, është një përpjekje e dështuar për ti mbyllur gojën opozitës", tha Ruçi.

Ai përmendi deklaratat e mëparshme të kryeministrit Berisha ku fyer dhe sulmuar deputetët e Partisë Socialiste dhe ndaj tij nuk është marrë asnjë masë ndëshkuese.

m.xh/NOA

KOMENTE