Shkodër, 9 prill, NOA - Eshtë qëlluar me armë nga persona të paidentifikuar në qarkun e Shkodrës, duke përsëritur kështu valën e goditjeve me armë në qytetin verior.
Fjala është për 48-vjeçarin Esat Pepa, nga fshati Boriç i qytetit të Shkodrës, i cili është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme.
Menjëherë i plagosuri është dërguar në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore, ndërsa rezulton jashtë rrezikut për jetën.
Ndërakq, policia e cila ndodhet në vendngjarje, ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të ngjarjes.
n.e/NOA