English

Trichet: Greqia po tregon përmirësim

Bruksel, 9 prill, NOA - Banka Qendrore Evropiane ka shprehur besimin se Greqia ka mundësi të shlyejë borxhet e akumuluara deri tani, duke pohuar se ajo ka për të qebe në gjendje të shlyejë detyrimet nga bonot e saj të thesarit.

Nga ana e tij, presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Jean-Claude Trichet, ka folur me pozitivitet sa u përket reformave të iniciuara nga qeveria greke dhe planin e saj të emergjencës.

"Unë e shoh këtë si një obligim shumë, shumë të besueshëm. Deri tani nuk kam asnjë arsye të besoj se reforma nuk do të zbatohet në mënyrë rigoroze. Por sigurisht ne do të vazhdojnë të jemi vigjilentë", tha Trichet.

n.e/NOA

KOMENTE