Smolensku, 10 prill, NOA Update - Presidenti polak, Lech Kaczynski, ka humbur jetën gjatë një aksidenti tragjik ajror vetëm pak minuta më parë, ndërsa avioni me të cilin ishte duke udhëtuar, po ulej në aeroportin e Smolenskut, në Rusi.
Ndërsa lajmet paraprake të agjencive të huaja konfirmonin mbi 87 të vdekur deri pak më parë, tani ato e kanë shtuar me deri mbi 130 viktima numrin e viktimave, e duke renditur mes tyre edhe vetë kreun e shtetit polak.
Një tragjedi mjaft e madhe kjo për Poloninë, e cila sot do të përkujtonte tragjedinë e disa dekadave më parë në Kaytan të Rusisë, ku me urdhrin e ish-diktatorit sovjetik, Stalin, u vranë mëse 22 mijë polakë.
E pikërisht, duke u nisur drejt këtij vendi, për të kryer homazhe, presidenti polak ka humbur edhe jetën. (vijon) ...
n.e/NOA