Smolensku, 10 prill, NOA Update - Një katastrofë e vërtetë mund të quhet për shtetin polak tragjedia e sotme ajrore, pasi raportohet nga mediat e huaja se nuk ka asnjë të mbijetuar në avionin me 132 pasagjerë, i rrëzuar pak minuta më parë, ku humbi jetën edhe presidenti polak, Lech KaczyÅ„ski.
Situata rëndohet shumë po të mendosh se në këtë avion, bashkë me të, ishin duke udhëtuar edhe ministri i Jashtëm polak, guvernatori i Bankës Qendrore polake, si edhe autoritete të larta të Polonisë, të cilët ishin duke e shoqëruar presidentin e tyre gjatë vizitës drejt Rusisë.
Pa harruar as edhe bashkëshorten e presidentit, zonjën e parë polake, e cila shoqëronte burrin e saj gjithashtu.
Autoritetet ruse po raportojnë se avioni ku udhëtonin autoritetet polake, bashkë me presidentin e tyre, u prish gjatë uljes së tij në aeroportin e Smolenskut në Rusi.
Duke shtuar këtu edhe faktin e mjegullës së dendur, e cila duket se ka shtuar vështirësinë e terrenit gjatë momentit të uljes së avionit, çka ka shkaktuar edhe tragjedinë e rëndë. (vijon) ...
n.e/NOA