English

"Balkan Music", në konkurrim edhe 5 këngë shqiptare

Tiranë, 10 prill, NOA /Milena Selimi - Ballkanasit kanë luftuar gjithë kohën me njëri-tjetrin dhe momentet e vetme, që kanë pasur pak gëzim, ka qenë kur kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin.

Mbase kjo është arsyeja që është menduar të organizohet për herë të parë festivali "Balkan Music Avards" në Sofje.

E veçanta tjetër është se vlerësimi nuk do mbështet vetëm te subjektiviteti vetëm i Jurisë por më shumë do të realizohet nga mesazhet e publikut.

Festivali, me pak fjalë, do të ketë fazën e fundit përfaqësuese më 16 maj, kurse që nga fundi i marsit kanë filluar vlerësimet.

Nga Shqipëria do të jenë pesë këngë: "Play back", Flori, "E di", Mariza Ikonomi & Erik, "Turn u on", Elvana Gjata, "Zemër pa kurdisur", Soni Malaj dhe "Si panter i zi", Genta.

Është menduar që çdo vit do të jenë në konkurrim këngët më të mira të shteteve të Ballkanit (11 shtete), videot më të mira për çdo shtet e përsos mjaft çmimeve të tjera, e në fund do të zgjidhet edhe kënga më e mirë e Ballkanit në harkun e një viti.

Nga grupet e tjera të njohura, që do të jenë prezentë, mendohet se janë dhe këngëtarët dhe bandat e Ballkanit që njihen në Shqipëri.

Për shembull do të jenë pjesëmarrëse në këtë festival edhe grupet e njohura si: "AKCENT", Morandi, (Rumani), Elena Paparizou, Ana Visi (Greqi), Lepa Brena (Serbi), etj.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE