Prishtinë, 10 prill, NOA - Nexhat Daci është rizgjedhur në postin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Dardanisë. Fitoren e mandatin të dytë 4 - vjeçar në kreun e LDD-së, Daci e mori sot gjatë Konventës së dytë të kësaj partie, pa patur rival në garë.
Në fjalën e tij kryetari i LDD-së Daci tha se përgjegjësia dhe besimi që Konventa e partisë i ka dhënë atij do të rezultojnë me një frymë të re të punës dhe me rezultate konkrete.
Po sot, LDD-ja ka reaguar me deklaratë politike me të cilën kritikon politikat aktuale të Qeverisë.
Në deklaratë thuhet se LDD-ja është tejet e shqetësuar për zhvillimet negative të viteve të fundit në Kosovë në të gjitha sferat vitale duke përfshirë gjendjen e sigurisë, zhvillimin ekonomik, sistemin e drejtësisë, gjendjen sociale dhe fusha të tjera.
m.xh/NOA