English

Denoncon zhdukjen e mistershme të motrës

Suharekë, 10 Prill NOA - Një djalë i ri ka denoncuar në policinë e Suharekës në Kosovë, se motra e tij ishte zhdukur nga shtëpia në rrethana të panjohura për të, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Lajmin e konfirmon Policia e Kosovës, burime të së cilës i thanë agjencisë NOA se një vajzë e mitur shqiptare, banuese në fshatin Samadraxhë në komunë e Suharekës rezulton e zhdukur që nga data 3 Prill e këtij viti, ora 12.00 kur edhe nuk është parë më në shtëpi.

Burimet policore bënë me dije se ditën e sotme, në numrin e celularit të denoncuesit ka mbërritur një sms ku thuhej se ishte shkruar nga e motra e tij dhe citohej se "unë nuk do të kthehem më në shtëpi".

Megjithë sms-në e dërguar nga motra e denoncuesit, policia e Suharekës tha se do t'i vazhdojë kërkimet për gjetjen e vajzës së zhdukur prej një jave.

a.b/NOA

KOMENTE