English

Djali denoncon nënën se e bëri "friend" në Facebook

Arkansas, 10 prill, NOA - Nënë e bir në gjyq kundër njëri-tjetrit, vetëm se ajo guxoi ta bëjë "friend" djalin e saj në profilin e Facebook-ut.

Çudia ka ndodhur në qytetin e Arkadelphias në provincën e Arkansasit, i cili krijon një precedent në përcaktimin e shkallës me të cilën një prind mund të monitorojë fëmijën e tij.

Djali në fjalë është gjashtëmbëdhjetë vjeç, me emrin Lane dhe akuza i ka shkuar nënës së tij, Denise, e cila ka ndërhyrje përmes kompjuterit në profilin e tij të Facebook-ut dhe përveçse e ka bërë "friend" (mik), i ka ndryshuar dhe fjalëkalimin, duke ndërhyrë në këtë mënyrë sipas tij, në privatësi.

Denise nga ana e saj, ka pranuar që ka ndryshuar fjalëkalimin, por thotë se këtë e ka bërë me qëllimin e mirë për të bllokuar hyrjen e djalit të saj në rrjetet sociale, të cilët i ka konsideruar si të dëmshëm.

Sipas saj, dashuria e një nëne është e pakushtëzuar dhe arrin deri në xheste të tilla, por djali duket se nuk ka treguar mirëkuptim të madh në këtë rast.

Denise i është përgjigjur thirrjes në gjyq me një habi të madhe, e habitur se profili i një Facebook-u mund të jetë përjetuar kaq keq nga adoleshenti. n.e/NOA

KOMENTE