English

Dorëzon fëmijën e adoptuar: Qe i dhunshëm e i rrezikshëm

Tenesse, 10 prill, NOA - Ai u kthye mbrapsht si një pako që arrin në kohën e gabuar, me shënimin sipër se nuk donte ta mbante më.

Fjala është për një fëmijë rus, i shtati i një familje, i cili në fakt u adoptua nga një nënë amerikane e cila e ka kthyer në shtëpi duke pohuar se nuk dëshiron ta mbajë më, pasi është i dhunshëm dhe mjaft i rrezikshëm.

Ajo e mori këtë vendim shtatë muaj pas një bashkëjetese me fëmijën, duke shkruar se ai ishte "shumë i dhunshëm dhe me probleme serioze psikologjike e të sjelljes. "

Duket se gruaja amerikane ka patur frikë nga fëmija, aq sa e ka lënë të udhëtojë i vetëm në Rusi, edhe pse kjo është e ndaluar për fëmijë poshtë moshës 8-vjeç.

Megjithatë, është e pamohueshme se sjellja e gruas amerikane ka shkaktuar indinjatën e madhe në nivelin më të lartë rus dhe nga ana e tij, Kremlini i ka paraqitur ambasadorit tëi SHBA-së në Moskë, Xhon Beirli, zemërimin dhe hutimin për çfarë ka ndodhur.

Në lidhje me këtë, qeveria ruse reagoi ashpër, duke pezulluar edhe licencën e shoqatës ndërkombëtare të birësimeve, domethënë "Shoqata Botërore për Fëmijë dhe prindër", duke kërcënuar për të hequr birësimet nga familjet amerikane për fëmijët rusë.

n.e/NOA
KOMENTE