Moskë, 10 prill, NOA - Dita e hënë është përcaktuar si një ditë zie për Rusinë dhe Poloninë, në kujtim të presidentit polak, Lech Kaczynski dhe 131 anëtarëve të bordit të avionit ku ai bënte pjesë, të cilët humbën jetën gjatë një aksidenti ajror tragjik.
Nga ana e saj, qeveria ruse ka shpallur gadishmërinë e plotë për të hetuar mbi shkaqet e vërteta të këtij aksidenti.
Disa nga viktimat e këtij aksidenti mësohet se janë presidenti polak, Lech Kaczynski; bashkëshortja e presidentit, Maria Kaczynski; shefi i shtabit të përgjithshëm, Franciszek Gagor; zëvendës ministri i Jashtëm polak, Andrzej Kremer; guvernatori i Bankës Qendrore polake, Slavomir Skrzypek; ish- presidenti polak, Ryszard Kaczorovski, kandidati konservator në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Poloni, Przemyslav;kreu i Institutit të Memories Kombëtare, Janusz Kurtyka dhe zëvendës presidenti i Seimas, Jerzy Zmudzinski.
n.e/NOA