English

Eurozona, plan emergjence me kredi interesash 5.1 % për Greqinë

Bruksel, 10 prill, NOA - Grupi i vendeve që përfshihen në Eurozonë, është konsultuar ditën e sotme për planin e emergjencës që do të zbatojnë për Greqinë, në kuadrin e krizës financiare që ka përfshirë këtë vend.

Bëhet fjalë për një plan ndihme në miliarda euro, të cilat do të akordohen nga Bashkimi Evropian për Greqinë.

Ndërkaq, zëdhënësi i shefit të Eurozonës, Zhan Klod Junker, bëri me dijeni se detajet e fundit do t'i diskutojnë ministrat e Financave të këtij grupimi në një video-konferencë.

Nga ana e tyre, një grup ekspertësh, i përbërë nga sekretarët e shtetit për financat dhe përfaqësuesit e bankave qendrore ranë dakord për normën e interesit dhe volumin e kredive.

Paratë jepen si kredi afatgjata, me një normë interesi prej 5.1 përqind.

Nga ana e ekspertëve evropianë, këto janë cilësuar si kushte shumë më të mira se ato që i ofrohen Greqisë, me një borxh prej 300 miliardë eurosh në tregjet financiare.

n.e/NOA

KOMENTE