Berlin, 10 prill, NOA - Policia gjermane ka arrestuar një person me akuzën për sjellje të pahijshme në publik. Gazeta "Bild' shkruan se personi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka urinuar mbi varrin e ish portierit të kombëtares gjermane Robert Enke.
Ngjarja e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme dhe ka sjellë reagimin e tifozëve dhe të afërmëve të ish lojtarit të kombëtares, i cili vrau veten një vit më parë.
Joerg Neblung, ish përfaqësues i Enke, thotë se burri i arrestuar mund të ketë urinuar mbi varr "në shenjë dëshpërimi, apo diçkaje të ngjashme", por shton se nuk mund ti jap shpjegim logjik ngjarjes.
Gjithsesi, veprimi absurd pritet të dënohet dhe nga gjykata gjermane. Enke ishte portier i suksesshëm i kombëtares gjermane dhe luante dhe në skuadrën e Hanoverit. Ai vrau veten në 10 nëntor të vitit të kaluar në moshën 32 vjeçare, duke u hedhur në shinat e trenit.
m.xh/NOA/ANSA