English

Humbja e presidentit, Polonia cakton zgjedhjet e parakohshme

Varshavë, 10 prill, NOA - Humbja e papritur e jetës së presidentit polak, Lech Kazinski, ka parashtruar në Poloni nevojën e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale.

Një fakt i tillë është bërë i ditur nga një zëdhënës i qeverisë polake menjëherë pas tragjedisë së sotme ajrore në Smolensk, duke njoftuar se data e zgjedhjeve do të caktohet brenda dy javëve.

Nga ana e tyre, konstitucionalistët polakë kanë theksuar se zgjedhjet presidenciale duhet të zhvillohen brenda dy muajve, ndërsa ato në fakt ishin planifikuar të mbaheshin në muajin tetor.

Presidenti Lech Kazinski, i cili humbi sot jetën në mënyrë tragjike, bashkë me 131 persona të tjerë në bordin e një avioni, që prej vitit 2007, ka punuar me Donald Tusk të cilin e mundi në zgjedhjet presidenciale.

Por Kazinski ka qenë një kritik i reformave liberale ekonomike të kryeministrit Tusk.

n.e/NOA

KOMENTE