English

Ish-kryeministri i Malajzisë: Shqipëria, progres impresionues

Tiranë, 10 prill, NOA - Ish-kryeministri i Malajzisë Dr. Mahathir Mohamad vlerëson se Shqipëria ka arritur progres impresionues gjatë viteve të fundit në zhvillimet ekonomike. Në një takimin që kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot me ish kryeministrin e Malajzisë, ky i fundit ka shprehur interesin e biznesit të vendit të tij për të qenë aktiv në investime ekonomike në Shqipëri.

Kryeministri Berisha i shprehu ish kryeministrit Mohamad mirënjohjen e tij të thellë për të gjithë përkrahjen e rëndësishme të tij dhe të qeverisë së Malajzisë ndaj Shqipërisë dhe Kosovës. Berisha theksoi se ky kontribut ka qenë shumë i madh "si për vendin tonë ashtu edhe për rajonin e Ballkanit".

Berisha e njohu ish-kryeministrin me reformat që janë bërë në Shqipëria. Ai u shpreh se përpara 20 viteve Shqipëria ishte një vend me të ardhura shumë të ulëta për frymë, 284 $. Berisha shtoi se "sot këto të ardhura janë 7000 $ për frymë dhe në të gjitha hapat e ndërmarra për të arritur deri këtu, Malajzia ka qenë një nga shembujt më frymëzues për qeverinë shqiptare".

Duke vlerësuar progresin, ish kryeministri Mohamad u shpreh sa ka një interes në rritje të investitorëve nga Malajzia për të investuar në Shqipëri.

Ai vlerësoi se ky interes është i madh "veçanërisht në turizëm dhe në infrastrukturë".

m.xh/NOA

KOMENTE