English

Kadare, me dy romane në italisht

Tiranë, 10 prill, NOA /Milena Selimi - "Përbindëshi" dhe "Aksidenti" janë së fundmi edhe në italisht. Në kuadër të marrëdhënieve shumë të afruara në mes të dy vendeve, Kadare, tashmë është edhe në italisht.

Për herë të parë është planifikuar "Aksidenti" nga shtëpia botuese "Longanesi", ndërkohë në datën 22 prill, është një shtëpi tjetër botuese "Fandango", e cila do të ribotojë e hodhi në treg "Përbindëshin".

Ky i fundit është një veprat më të mira të autorit. Flet për konfuzionin psikologjik në kohën e prishjes së marrëdhënieve me Rusinë.

Libri është shkruar në vitin 1965 por ngjarja i takon vitit 1960, kohë kur Bashkimi Sovjetik dhe Shqipëria janë në zgrip të gjërave të tyre. Mes studentëve ka konfuzion dhe frikë për të ardhmen.

Libri është censuruar në Shqipëri për 25 vjet. Ankthin që pasqyron populli i tij për shkak të regjimit politik, Kadare e zhvendos nga vendi dhe e çon në një vend legjendar, në qytetin e Trojës. Historia e Laokontit, i vrarë nga Trojanët sepse dyshonte në qëllimet e grekëve, është shumë adekuate për të ilustruar totalitarizmin e një shteti, që hedh poshtë kontradiktat që mund të kërcënojnë një politikë tashmë të vendosur.

Kurse romani "Aksidenti" është historia e marrëdhënies së një vajze shqiptare me një diplomat karriere të huaj. Ngjarja vendoset në kohën e luftës së Kosovës, e si diplomat ai merr pjesë në shumë takime ndërkombëtare ku do të vendosej nëse do të ndërhyhej në Kosovë apo jo.

Dy protagonistët takohen më së shumti jashtë vendit. Vdekja nga një aksident mbetet mister e për të hetojnë shërbimet sekrete shqiptare e serbe, po asgjë nuk del në dritë. Ky libër është shkruar rreth pesë vite më parë, dhe deri tani është botuar në frëngjisht, spanjisht e italisht.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE