English

Katastrofa/ Vdes gruaja dhe vëllai i Kaczynskit, 132 të vdekur në total

Smolensku, 10 prill, NOA Update - Gruaja e presidentit polak, Maria KaczyÅ„ski si edhe vëllai i tij, Jaroslav Kaczynski, i cili ka qenë në të njëjtën kohë ish-kryeministër i Polonisë, janë dy viktimat e radhës që konfirmohen të jenë shkaktuar nga aksidenti i rëndë ajror sot në Rusi.

Ndër të tjera, bëhet me dijeni se edhe guvernatori i Bankës Qendrore të Polonisë, Slavomir Skrzypek, ka humbur jetën, së bashku me zv/ministrin e Jashtëm, duke shkaktuar kështu një katastrofë të vërtetë ajrore.

Këto figura të njohura të shtetit polak, renditen në radhën e 132 personave të vdekur, që të gjithë pjesëtarët e bordit me të cilitn po udhëtonte drejt Rusisë, kreu i shtetit të Polonisë, në formën e një delegacioni të posaçëm.

Sipas mediave ruse, avioni preku maja pemësh, u rrëzua dhe më pas mori zjarr.

Ai ishte i tipit Tupolev Tu-15 dhe në kohën e rrëzimit ka pasur mjegull. (vijon) ...

n.e/NOA

KOMENTE