English

Kina dhe Nepali arrijnë në kompromis për lartësinë e Everestit

Kinë, 10 Prill NOA - Kanë qenë rreth dy vite në të cilat Kina dhe Nepali kanë patur debate të forta në lidhje me lartësinë e malit më të lartë në botë atij të Everestit.

Kahtmandu mbështet idenë se Everest është i lartë 8 mijë e 848 metër, që i bien rreth 4 metër më shumë seç pretendon Pekini.

Në rastin e parë është bërë e ditur se në llogaritje janë futur dhe formacionet gurore të këtij mali ndërsa në rastin e dytë janë llogaritur akujt e Everestit.

Për këtë arsye këndvështrimet e tyre të ndryshme kanë nxjerrë përfundime jo të njëjta dhe në lidhje me to të dyja palët kanë rënë në kompromis për sa i përket lartësisë së Everestit.

r.b/NOA

KOMENTE