Athinë, 10 prill, NOA - Mbi 10 miliardë euro janë tërhequr nga bankat greke prej qytetarëve grekë nga fondet e depozitave, për shkak të frikës dhe panikut që ka mbërthyer vendin fqinj për shkak të krizës financiare.
Ndërkaq, aksionet e bankave më të mëdha greke kanë humbur gjashtë deri shtatë për qind të vlerës, ndërsa grekët e pasur i tërheqin paratë nga bankat vendase dhe i investojnë në llogari në Qipro dhe Luksemburg
Nga ana tjetër, për dy muajt e shkuar nga llogaritë e qytetarëve janë ngritur thuajse pesë për qind e masës së përgjithshme të investimeve të kursyera në Greqi.
n.e/NOA