Bishkek, 10 prill, NOA - Kriza shtetërore aktuale në republikën aziatiko-qendrore të Kirgistanit duket se i ka trembur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat po përpiqen që ta devijojnë këtë vend nga linja e tyre e fluturimeve pasi nuk i dihet çfarë mund të ndodhë nga një moment në tjetrin.
Kështu, bëhet me dijeni se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t'i transportojnë trupat e tyre për në Afganistan në të ardhmen jo nëpërmjet Kirgistanit, por nëpërmjet Kuvajtit.
Dhe kjo, pasi nuk do të shfrytëzohet njëherë për njëherë baza ajrore Manas në afërsi të kryeqytetit kirgistanez Bishkek.
n.e/NOA