English

Mashtron dy qytetarë duke u shitur pronat e... të tjerëve

Prishtinë, 10 prill NOA - Tre qytetarë kanë rënë pre të mashtrimit nga një person i cili duke u shtirur si pronar apartamentesh ka arritur t'u shesë klientëve të tij atë çka nuk ishte e tija. Ngjarja u denoncua nga një prej të dëmtuarve dhe më tej nga dy të tjerët në Prishtinë, në rrugën "Bill Kllinton", ku edhe e zhvillonte aktivitetin e tij, i dyshuari.

Policia tha se autori, një shqiptar i Kosovës, kishte mashtruar dy qytetarët gjithashtu shqiptarë, duke u shitur tre banesa përkatësish në lagjen "Mati 1" dhe në lagjen e Spitalit.

Policia tha se personi i dyshuar është arrestuar dhe me urdhër te Prokurorit është dërguar ne Qendrën për Mbajtje ne Prishtinë.

a.b/NOA

KOMENTE