English

Një fëmijë vdes në incident pune dhe një i dytë plagoset

Prizren, 10 Prill NOA - Aksidentet në punë dhe ato rrugore shkaktojnë disa viktima në Prizren dhe Suharekë vetëm gjatë 24 orëve të fundit ku një fëmijë gjeti vdekjen, një tjetër u plagos rëndë kurse një femër po ashtu mori lëndime në incident rrugor.

Aksidenti i parë ndodhi në fshatin Biqec të komunës Kaçanik në orën 11:40, në punë e sipër. Një banor i zonës, shqiptar, po drejtonte traktorin në të cilin ishte edhe djali i tij rreth 6 vjeçar por në një kthesë fërkohet nga rrota e traktorit dhe i shkakton të birit lëndime trupore për të cilat u dërgua për trajtim mjekësor në QKU të Prishtinës.

Aksidenti tjetër ndodhi në orën 16.05 në fshatin Krajk të Prizrenit. Një shqiptar i zonës, ndërsa sa po drejtonte automjetin transportues ka goditur një djalë rreth 5 vjeçar i cili ishte duke e kaluar rrugën.

Vogëlushi ka marrë lëndime të rënda trupore nga të cilat ai ndërroi jetë menjëherë. Policia duke folur për rastin tha se ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.

Ndërkohë, në orën 13.00 në Suharekë, tri vetura janë përfshirë në aksident trafiku dhe me këtë rast lëndime të rënda trupore pësoi një femër shqiptare të cilës i është ofruar ndihma e pare mjekësore në spitalin e Prizrenit.

Raportohet për dëme materiale te konsiderueshme të shkaktuara në të tri veturat kurse policia tha se rasti është nën hetime.

a.b/NOA

KOMENTE