Teheran, 10 prill, NOA - Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, deklaroi se vendi i tij është fuqi bërthamore dhe se askush nuk mund ta ndalë në këtë rrugë.
"Kërcënimet e bashkësisë ndërkombëtare vetëm sa do ta forcojnë Iranin në vazhdimin e politikës së tij bërthamore", tha ai.
Ndërkaq, bëhet me dijeni se Irani ka zhvilluar së fundmi në kuadër të programit të tij të diskutueshëm bërthamor centrifuga më të fuqishme, gjë e cila ka ngjallur reagimin e ndërkombëtarëve.
Këto centrifuga mund ta pasurojnë uraniumin gjashtë herë më shpejt sesa në impiantin bërthamor në Natans, bëri të ditur qeveria iraniane.
Ndërkaq, Perëndimi dyshon se Irani po ndërton fshehurazi armë bërthamore dhe ka kërcënuar me sanksione, por ky vend thekson vazhdimisht se programi bërthamor ka vetëm karakter civil.
n.e/NOA