Bangkok, 10 prill, NOA - Në Tajlandë kanë ndodhur përleshje të rënda, nga të cilat deri tani raportohet se kanë humbur jetën 10 persona. Forcat e sigurisë ndërhynë në kryeqytetin Bangkok kundër mbështetësve të opozitës duke përdorur fishekë gome, ujëhedhës dhe gaz lotsjellës, ndërsa mijëra demonstrues i sulmuan nga ana e tyre policët dhe ushtarët. Ata më pas, thuhet se hynë në territorin e rezidencës qeveritare dhe u përpoqën të sulmojnë një bazë të ushtrisë.
Rreth 100 vetë u plagosën në përleshjet më të fundit, ndërsa agjencitë e lajmeve raportojnë edhe 10 të vdekur.
Nga ana e tij, kryeministri i Tajlandës, Abhisit Vejjajiva i hodhi sërish poshtë kërkesat e opozitës për të dhënë dorëheqjen, ndërsa demonstruesit janë mbështetës të ish-kryeministrit në mërgim, Taksin Shinuatra.
n.e/NOA