Tiranë, 10 prill, NOA - Protestat e opozitës, kanë vijuar pasditen e sotme në kryeqytet, përkatësisht me banorët e njësisë 6 dhe 7. Ata kanë organizuar një tjetër tubim, me kërkesa të lidhura me krizën ekonomike që ka përfshirë tashmë në masë familjet shqiptare. Banorët protestues janë mbështetur dhe nga deputetet e Partisë Socialiste Besnik Baraj, Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni.
Ata kanë ngritur shqetësime për koston e lartë të jetesës, rritjen e faturave të dritave dhe ujit, si dhe rritjen e përditshme dhe të papërballueshme të çmimeve.
Protestuesit kanë bllokuar për disa minuta rrugën me thirrjet "Berisha, mjaft na gënjeve".
n.e/NOA