English

Rama mesazh ngushëllimi për vdekjen e presidentit polak

Tiranë, 10 prill, NOA - Tragjedia e ndodhur në Rusi, që shkaktoi vdekjen e presidentit Polak dhe një numër të madh personalitetesh, ka bërë që dhe drejtues të politikës shqiptare të shprehin ngushëllimet. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në një mesazh ngushëllimi shpreh hidhërimin për ndarjen nga jeta të presidentit, Polak Lech Kaczynski dhe të personaliteteve që e shoqëronin atë.

"Kjo ndarje e parakohshme nga jeta është një ngjarje e rëndë dhe e dhimbshme për kombin polak. Në këto momente të vështira dëshiroj edhe në emër të Partisë Socialiste t'i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së Presidentit Kaczynski, familjarëve të të gjitha viktimave të këtij aksidenti tragjik dhe popullit polak", thuhet në mesazhin e kreut të PS-së, Rama.

m.xh/NOA

KOMENTE