Smolensku, 10 prill, NOA - Avioni në të cilin udhëtonte presidenti polak, Lech Kaczynski, është rrëzuar ndërsa po ulej në aeroportin e Smolenskut, në Rusi.
Bëhet me dijeni nga mediat e huaja se ai ishte duke udhëtuar drejt Rusisë, për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të 22 mijë viktimave polake gjatë masakrës së urdhëruar nga Stalini.
Mediat ruse pohojnë lidhur me ngjarjen në fjalë se ende nuk dihen shkaqet që mund ta kenë shkaktuar atë, porse bëhet me dijeni paraprakisht se janë shkaktuar mbi 87 viktima.
Presidenti polak ishte duke u ulur në Smolensk për të shkuar më pas në Katyan, vendi ku edhe do të kryheshin homazhet përkujtimore për polakët e vrarë.
n.e/NOA