Prishtinë, 10 prill, NOA - Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i është bashkuar homologëve të tij nga bota në ngushëllimet drejtuar popullit dhe institucioneve polake me rastin e vdekjes tragjike të presidentit.
"Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës shpreh dhembjen e thellë për shuarjen tragjike të Presidentit të Polonisë, Lech Kaczynski, të bashkëshortes së tij, si dhe të bashkëpunëtorëve që e shoqëronin atë", thuhet në mesazhin ngushëllues të presidentit Sejdiu.
NOA