Uashington, 10 prill, NOA - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka kritikuar qëndrimin e shtetit të Kubës përsa u përket marrëdhënieve dypalëshe diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku sipas saj, është pikërisht udhëheqja kubane ajo që nuk dëshiron t'i normalizojë marrëdhëniet me SHBA-në.
"Presidenti kuban Raul Kastro dhe vëllai i tij, kryetari shumëvjeçar i shtetit Fidel Castro, nuk janë të interesuar që SHBA-ja t'i heqë sanksionet kundër Kubës", tha Klinton.
Kjo pasi sipas saj, në rast të normalizimit të marrëdhënieve qeveria në Havanë nuk do të kishte më justifikim për gabimet e 50 viteve të kaluara.
"SHBA është përpjekur që të normalizojë marrëdhëniet me shtetin kuban, por kjo përpjekje nuk është parë edhe nga pala tjetër e interesuar. Madje mund të pohoi se qeveria aktuale në Kubë nuk ka kryer asnjë iniciativë ligjore për të hequr embargon që është mes dy vendeve", u shpreh Hillari Klinton.
n.e/NOA