English

Sherr për klientët, përleshen me armë gjashtë taksistë

Lipjan, Prishtinë, 10 Prill NOA - Të gjesh klientë për taksi është një gjë vërtet pak e shpeshtë por kur e gjen dhe ta marrin të tjerët këtu durimi soset. Kështu ka ndodhur edhe në fshatin Dobratin të Lipjanit në Kosovë, ku gjashtë shqiptarë të Kosovës janë grindur dhe më pas rrahur mes tyre, për klientët e taksive që posedonin. Madje njëri prej tyre ka nxjerrë dhe një pistoletë që mbante me vete. Në këtë përleshje vetëm njëri ka marrë plagë serioze për të përfunduar në spital sepse pesë të tjerët ia kanë hedhur vetëm me ndonjë hematomë apo nxirje mishi.

Policia e informuar nga banorë të zonës ka rendur të kapë me presh në duar gjashtë taksistët por ka arritur pasi sherri kishte mbaruar paq.

Nga hetimet e para, policia tha se sherri mes gjashtë taksixhinjve kishte ardhur pas një mosmarrëveshje rreth disa udhëtareve pasi të gjashtët punojnë si taksistë.

Policia tha se lidhur me rastin është konfiskuar edhe një pistoletë e tipit TT 7.62 mm me gjashtë fishekë përkatës kurse të dyshuarit pas intervistimit janë liruar për t'u ndjekur penalisht në gjendje të lirë.

a.b/NOA

KOMENTE