English

Si shpëtoi grupi i gazetarëve polakë

Varshavë, 10 prill, NOA Update - Ata mund ta cilësojnë veten vërtet me fat pasi mund të renditeshin tashmë në radhët e viktimave që humbën jetën në aksidentin fatal ajror ku humbi jetën presidenti polak, Lech Kaczynski.

Bëhet fjalë për përfaqësuesit e medias polake, gazetarët dhe fotoreporterët, të cilët ishin përgatitur të udhëtonin bashkë me të për në Rusi, në kuadrin e një ceremoni përkujtimore për ushtarët polakë, të vrarë 70 vjet më parë në Katyan të Rusisë.

Por duket se fati ka qenë me ta, pasi ata janë veçuar nga avioni presidencial vetëm një orë më parë, për shkak se kapaciteti i tij tejmbushej nëse pranoheshin të hipnin në bord edhe ata.

E nëse mund ta kenë vuajtur disi ato momente faktin që i larguan nga stafi presidencial që nisej drejt Rusisë, tani përfaqësuesit e medias polake, natyrisht përveç dhimbjes për lajmin e të vdekurve, ata mund të provojnë edhe një ndjesi lehtësimi që nuk gjendeshin në të njëjtin avion me ta.

Avioni në fjalë u rrëzua në afërsi të aeroportit të Smolenskut, në perëndim të Rusisë, me të cilin po udhëtonte presidenti polak Lech Kaczynski. (vijon) ...

n.e/NOA

KOMENTE