Prishtinë, 10 prill, NOA - Populli polak dhe institucionet e tij do të gjejnë forcë për ta përballuar humbjen e shkaktuar sot nga aksidenti fatal ajror, ku humbën jetën 132 persona, mes tyre edhe presidenti i vendit.
Me të tilla fjalë inkurajuese, kryeministri kosovar Hashim Thaçi, ka drejtuar një mesazh ngushëllimi për vdekjen e Lech Kaczynskit.
"Me dhembje dhe pikëllim morën lajmin për vdekjen tragjike të presidentit të Polonisë, Lech Kaczynski, bashkëshortes së tij dhe të shumë qytetarëve tjerë në fatkeqësinë ajrore që ndodhi sot.
Në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të thellë për qeverinë dhe popullin polak", thuhet në telegramin e Thaçit.
n.e/NOA