Tiranë, 11 prill, NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në një mesazh ngushëllimi drejtuar homologut të saj polak, Bronislaw Komorowski, shpreh hidhërimin për vdekjen tragjike të presidentit Kaczynski dhe të njerëzve që humbën jetën në aksidentin ajror.
Topalli vlerëson se Polonia humbi sot politikanin patriot të kohëve moderne.
"Nga ky aksident i tmerrshëm të gjithë jemi të shokuar. Në këto momente të vështira për popullin polak shprehim solidaritetin dhe ngushëllimet më të sinqerta. Presidenti Kazinsky ishte një politikan patriot i kohëve moderne të historisë së Polonisë", thuhet në mesazhin e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli për homologun e saj polak Bronislaw Komorowski.
m.xh/NOA