Tiranë, 10 prill, NOA - Presidenti polak Lech Kaczynski ishte një njeri i guximit të madh, besimtar patriot, një zë i fuqishëm i mbrojtjes së lirisë dhe antikomunist i paepur.
Kështu e ka cilësuar presidentin e ndjerë të polonisë, në mesazhin e ngushëllimit të saj drejtuar homologut polak Bronislav Komorovski, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.
"Kjo është një ditë e vështirë për kombin polak, është një ditë shumë e trishtueshme për vendet tona. Nga ky aksident i tmerrshëm, të gjithë jemi të shokuar.
Sot polakët humbën një pjesë të rëndësishme të elitës së tyre politike dhe shqiptarët luten për shpirtrat e tyre", shkruan Topalli.
Më tej, ajo ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin për popullin polak, në këto moment të vështira.
n.e/NOA