Moskë, 11 prill, NOA - Ekspertët teknik të aviacionit rus, që kanë marrë përsipër hetimin e rrëzimit të avionit të presidentit polak, Lech Kaczynski, deklaruan sot se avioni nuk është rrëzuar për shkaqe teknike.
Deklarata është bërë nga shefi i Komisionit Hetimor të Rusisë, Aleksandër Bastrikin, raportojnë mediat ndërkombëtare. Bastrikin ka informuar kryeministrit rus Putin mbi rezultatet e hetimeve paraprake. Drejtuesit e hetimeve nuk kanë dhënë detaje të tjera për incidentin, por një ditë më parë u diskutua se arsyeja kryesore e rrëzimit ka qenë gabimi njerëzor i pilotit, i cili nuk kishte ndjekur udhëzimet që i vinin nga toka për uljen.
Për hetimin e shkaqeve që sollën rrëzimin e avionit janë angazhuar ekspertë rusë dhe të polak.
m.xh/NOA/ANSA