Tiranë, 11 prill, NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Baraj, u shpreh sot se protestat që kanë nisur në gjithë vendin, kundër qeverisë, janë për transparencën e zgjedhjeve dhe situatën ekonomike të rënduar në vend.
"Java që sapo kaloi tregoi se gjendja entuziaste e ekonomisë Shqiptare është një gënjeshtër, ajo ekziston vetëm në mendjen e Berishës dhe veglave të tij. Përgjigjen ja dhanë e do të vazhdojnë t'ja japin mijëra qytetarë në protestat e shumta që kanë mbuluar tërë Shqipërinë", u shpreh Bare në një konferencë dhënë sot për mediat.
Ai theksoi se shqiptarët kërkojnë të dinë se ku shkojnë paratë e tyre, "sa u shpenzuan ekstra për shembjen e tunelit të Kalimashit" dhe "kush fshihet prapa Gërdecit".
Duke u ndalur në situatën ekonomike, Baraj shtoi se qytetarët sot blejnë me të njëjtën vlerë shumë më pak ushqime se një vit më parë.
Bare theksoi se mungesa e transparencës lidhet me pasurimin abuziv të qeveritarëve. "Janë të gjitha këto arsye që në 30 Prill Shqiptarët nga mbarë vendi do të mbushin si asnjëherë tjetër bulevardin Dëshmorët e Kombit", theksoi Baraj.
m.xh/NOA