English

Berisha me ish-kryeministrin e Malajzisë, vizitë në Muzeun e Skënderbeut

Krujë, 11 prill, NOA - Kryeministri Sali Berisha ka mbërritur sot në Krujë, ku së bashku me ish-kryeministrin e Malajzisë, Dr. Mahathir Mohamad, po viziton Muzeun e Skënderbeut dhe më pas do të jenë në Muzeun Etnografik Kombëtar.

Ish-kryeministri i Malajzisë, Dr. Mohamad është një mik i shquar i Shqipërisë. Ai është ndër të parët personalitete që ka dhënë mbështetje për vendin tonë që në fillimet e demokracisë.

Ndërkohë në Malajzi është një personalitet i spikatur politik. Ai ka qenë kryeministër i vendit për 20 vite.

Dje, Berisha dhe Mohamad zhvilluan një takim zyrtar në kryeministri, ku ish kreu i qeverisë së Malajzisë vlerësoi progresin e Shqipërisë.

Ai u shpreh sa ka një interes në rritje të investitorëve nga Malajzia për të investuar në Shqipëri, veçanërisht në turizëm dhe në infrastrukturë, duke nënvizuar se do të mbështeste dhe do të nxiste interesin e këtyre kompanive për të investuar në Shqipëri.

m.xh/NOA

KOMENTE