Gjermani, 11 Prill NOA - Bajerni i Munihut nuk ka arritur të përfitojë nga disfata që pësoi ekipi rival i tij i Shalkes ku këta të fundit u mundën në fushën e Hanoverit me rezultatin 4 me 2.
Bajerni kishte sfidën e saj me një ekip tjetër tepër të fortë të kampionatit gjerman me atë të Leverkusenit ku djemtë e Van Gaal nuk shkuan më shumë se barazimi 1 me 1.
Bajern kaloi e para në avantazh me anë të një njëmbëdhjetëmetërshi i cili u realizua me sukses nga Arjen Robben.
Më pas ishte një lojë me të vërtetë mjaft e bukur e zhvilluar nga Leverkuseni ku u shpërblye dhe më një gol i cili u shënua nga Vidal në minutën e 58 të takimit.
më pas duhet thënë se rastet për të shënuar nuk munguan nga të dyja palët por, rezultati final i kësaj gare mbeti në 1 me 1 dhe bavarezët nuk mundën dot të përfitonin nga ajo humbje e Shalkes.
r.b/NOA