English

Dhuna që shpërtheu në Mallakastër për politikë, reagon sërish policia

Tiranë, 10 Prill NOA - Policia e Fierit tha sot se sherri i ndodhur dje mes dy personash në Mallakastër nuk është shoqëruar nga asnjë denoncim apo informacion të thjeshtë nga subjektet politike.

Në këtë mënyrë, policia e Fierit reagoi sot një ditë pasa Policisë së Shtetit, lidhur me akuzat e Partisë Socialiste gjatë ditës së djeshme se anëtarë të strukturave të forcës më të madhe politike në opozitë, janë bërë objekt dhune policore.

Më datë 10.04.2010 rreth orës 12:00 në Komisariatin e Policisë Ballsh janë paraqitur Pajtim Ismaili, 41 vjeç, lindur dhe banues në Ballsh, Mallakastër dhe Besnik Murataj, 48 vjeç, lindur dhe banues në Kutë, Mallakastër.

Policia thotë se shoqërimi i tyre u krye pas një telefonate nga qytetarët në komisariatin e policisë pasi këta shtetas, ditën e sotme rreth orës 11:30 kanë debatuar dhe kanë qëlluar njëri tjetrin me grushte për motive të dobëta, në trotuarin përballë tregut në qytetin e Ballshit dhe me pas janë rrahur dhe goditur me grushte.

Të dy shtetasit paraqitën kallëzim penal të drejtpërdrejtë ndaj njëri-tjetrit ndaj policia tha se përpiluan materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve dhe çështja do t'i referohet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprën penale të dëmtimeve të tjera me dashje, parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.

"Sa me sipër sqarojmë te gjithë opinionin publik se pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier dhe Komisariatit të Policisë Mallakastër lidhur me rastin në fjalë nuk ka pasur asnjë informacion nga asnjë individ apo subjekt politik dhe se nga ana e strukturave te Policisë te Komisariatit Mallakastër pas marrjes se kallëzimeve përkatëse, jane kryer te gjitha veprimet e duhura konform akteve ligjore dhe nënligjore qe normojnë punën e Policisë", - ishte reagimi zyrtar nga Policia e Fierit.

e.b/NOA

Lexoni si lindi reagimi: Lutaj: PD, presion e dhunë ndaj strukturave të PS në Mallakastër

KOMENTE