Shkup, 11 prill, NOA /Mehmet Latifi - Fatkeqësia ajrore, ku humbi jetën presidenti polak, Lech Kaczynski dhe afro 90 bashkëudhëtarët e tij dhe ekuipazhi, është një ndër fatkeqësitë e mëdha ajrore, për vetë faktin se kanë humbur jetën shumë persona.
Kjo fatkeqësi, pa dyshim do të gjendet në listën e kronologjisë së fatkeqësive ndër më të rëndat që kanë ndodhur në trafikun ajror.
Vdekja e këtillë tragjike e presidentit polak, Lech Kaczynski, është shumë sinjifikative, për vetë faktin se ka shumë të përbashkëta me vdekjen e ish presidentit të Maqedonisë Boris Trajkovski që humbi jetën po ashtu tragjikisht afër Mostarit në Bosnjë-Hercegovinë, më 26.02. 2004 bashkë me 9 anëtar në bordin e aeroplanit.
Që të dy presidentët e ndjerë, ishin binjakë, të dy ishin më të rinj se vëllezërit, që të dy ishin në postin e presidentit, që të dy humbën jetën tragjikisht-në fatkeqësi ajrore.
Ndër shumë fatkeqësi që ndodhin në ajër (aeroplanë), që për fat të keq po ndodhin shpesh, po përmendim disa prej tyre që e kanë shënuar historikun e deritashëm të tragjedive të fluturimeve.
Kronologjia…
Një nga katastrofat më të mëdha të aeroplanëve ka ndodhur më 27.03.1977 në Tenerife, ku nga një përplasje të aeroplanëve kanë vdekur 583 veta.
Më 21.12. 1988, në "Boeing 747" të Pan-Am-it, ishte vendosur një bombë.
Aeroplani është përplasur në Lockerbie të Skocisë. Vdekjen e kanë gjetur 259 veta.
17. korrik 1996. me rastin e shpërthimit në aeroplanin që fluturonte afër Long Island në SHBA, që më pas u përplas në oqean, mori me vete 230 viktima.
Një nga përplasjet më të tmerrshme ka ndodhur më 11.12.1996, mbi qiellin e Indisë, me ç'rast kanë humbur jetën 349 veta.
Më 2. maj 2008. aeroplani në të cilin ka udhëtuar një delegacion ushtarake sudanez, për shkak të difektit në motor, është përplasur 400 km në perëndim të qytetit Jube. Vdekjen e kanë gjetur 22 persona, ndër ta edhe ministri sudanez i mbrojtjes.
Më 20. gusht 2008, aeroplani në aeroportin "Barajas" në Madrid, është përplasur fil pasi është shkëputur nga toka. Jetën e kanë humbur 154 udhëtar.
Më 24. gusht 2008. aeroplani i udhëtarëve është përplasur sapo është ngritur nga aeroporti i qytetit Bishkeka të Kirgistanit dhe ka marë jetën e 68 personave.
Më 14. shtator 2008. "Boeing 737" është përplasur në afërsi të qytetit rus Perma. Vdekjen e kanë gjetur 88 veta.
Më 15 janar 2009. një aeroplan është ulur detyrimisht në lumen Hudson në Nju Jork. Këtë aksident e kanë mbijetuar 150 udhëtar dhe anëtar të ekuipazhit.
Më 20. janar 2009. aeroplani ushtarak indonezian, është përplasur në nnjë fshat në lindje të ishullit Java. Jetën e kanë humbur 97 persona.
Më 8. shkurt 2009. një aeroplan më i vogël është përplasur në rajonin e Amazonit, kur jetën e kanë humbur 24 persona, prej të cilëve shumica kanë qënë të një familjeje.
Më 12. shkurt 2009. aeroplani është përplasur mbi një shtëpi në Buffalo të SHBA. Kësaj here, 49 veta kanë humbur jetën.
Më 25. shkurt 2009. fill pas fluturimit, është përplasur aeroplani që fluturonte në linjën Stamboll Amsterdam. Nga 135 udhëtarët, 9 kanë vdekur, ndërsa 50 kanë marë lëndime të rënda dhe të lehta.
Më 6 prill 2009 po ashtu në ishullin Java, është përplasur një tjetër aeroplan ushtarak, duke marrë jetën e 24 personave.
Kronologjia 2000-2005:
Viti 2000
31 janar, McDonnell Duaglas i kompanisë amerikane Alaska Aerlines, është përplasur për shkak të problemeve teknike në brigjet e Kalifornisë, ku kanë vdekur 88 udhëtar dhe anëtar të ekuipazhit.
19 prill, Boing 737 I kompanisë Air Philipipines, është rrëzuar duke ateruar në qytetin Filipinas Davao, në kushte të vështira meteorologjike- 131 të vdekur.
22 qershor, Aeroplani kinez Xian Yunshuji Y7-100C, është rrëzuar pasi është goditur nga rrufeja- 44 të vdekur në bord dhe 7 në tokë.
17 korrik, Në Indi, rrëzohet Boing 737 I kompanisë Alliance Airlines gjatë aterimit në aeroportin e qytetit Platun-vdesin 51 veta.
25 korrik , Fill pas fluturimit nga aeroporti i Parisit, përplaset aeroplani Concorde, pasi kishte shpërthyer zjarr në bord, ku gjejnë vdekjen 109 udhëtar dhe anëttar të ekuipazhit dhe 5 persona në tokë.
23 gusht, Gjatë zbritjes në aeroportin e Manamit në Bahrein, bie aeroplani Airbus A320, i kompanisë Gulf Air, ku gjejnë vdekjen 143 persona.
25 tetor, Aeroplani ushtarak rus Ilushin IL-18, është rrëzuar në hapsirën e Gruzisë, për shkak të kushteve të vështira meteorologjike, vdesin 82 veta.
31 tetor në Angola, rebelët e UNITA-së, rrëzojnë aeroplanin Antonov AN-26, ku gjejnë vdekjen 48 persona.
31 tetor, Në fatkeqësinë e aeroplanit Boing 747 të kompanisë Singapore Airlines, në pistën e aeroportit Chiang Kai Shek në Taipeh në Tajvan 83 të vdekur.
Viti 2001
3 korrik, Aeroplani rus Tupoljev TU-154 i kompanisë Vladivostok Avia, është rrëzuar duke iu afruar aeroportit në Irkutsk. Kanë vdekur 145 udhëtar dhe anëtar të ekuipazhit.
11 shtator, sulmohen Kullat binjake në Nju Jork, si dhe Pentagoni, kur humbën jetën 2.985 njerëz: 265 veta- përfshirë atentatorët dhe udhëtarët në aeroplan, 2.595 persona nga kullat binjake, 343 zjarrfikës, 23 polic të Nju Jorkut dhe 37 polic të Kullave binjake dhe 125 civil dhe ushtarak të Pentagonit.
8 tetor, McDonnell Duaglas MD-87, i kompanisë suedeze SAS, është shkatërruar në hangar të aeroportit të Milanos-Linate, pas përplasjes me një aeroplan të vogël, kur gjetën vdekjen 118 veta të aeroplanit të SAS dhe 8 veta të aeroplanit me të cilin u përplas dhe në tokë.
12 nëntor, Airbus A300 i kompanisë amerikane American Airlines është rrëzuar në lagjen e Nju Jorkut, Queens, kur strukturalisht është shkatërruar fill pas fluturimit ku kanë humbur jetën 269 veta..
Viti 2002
28 janar, Boeing 727 i kompanisë TAME nga Ekuadori, rrëzohet në Kolumbi, vdesin 92 veta..
12 shkurt, Tupljev TU-154, i kompanisë Iran Air Tours, është rrëzuar për shkak të kushteve të vështira meteorologjike, në masivin malor Iranian. Kanë vdekur 118 udhëtar dhe anëtar të ekuipazhit.
15 prill, Korea Jugore: Aeroplani kinez Boeing 767 i kompanisë Air China, është rrëzuar skaj qytetit Daegu për shkak të kushteve të vështira meteorologjike, ku gjetën vdekjen 128 udhëtar nga 167 sa ishin në aeroplan.
4 maj, Nigeri: BAC One Eleven 525FT, i kompanisë EAS Airlines është rrëzuar në qytetin Kano, ku gjetën vdekjen 75 udhëtar të aeroplanit dhe 73 qytetar në tokë.
7 maj, Gjatë rënies së aeroplanit McDonnell Douglas MD-82, të kompanisë kineze Northern Airlines, në Detin e verdhë, vdiqën 112 veta. Fatkeqësinë e ka shkaktuar një person i sëmurë gjatë tentimit të vetëvrasjes.
25 maj, Boeing 747 i kompanisë së tajvanit- China Airlines, është rrëzuar në ngushticën tajvaneze për shkak të dëmit të shkaktuar me ç'rast vdesin 255 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit.
1 korrik, Përplasja e aeroplanit rus Tupoljev TU-154, të kompanisë Bashkirian Airlines dhe aeroplanit transportues Boeing 757 DHL, mbi hapsirën ajrore të Gjremanisë, vdesin 71 udhëtar dhe anëtar të ekuioazhit. Për këtë fatkeqësi fajësohet kontrolli i fluturimit zviceran.
23 dhjetor, Iran, me rastin e rrëzimit të aeroplanit ukrainas Antonov-AN-140, vdesin 46 persona.
Viti 2003
8 janar, Aeroplani turk Avro RJ100, është rrëzuar gjatë tentimit të zbritjes në aeroportin e Dijarbekirit, ku kanë vdekur 75 nga 80 udhëtar sa kishte në bord.
9 janar, Fokker F-28, i kompanisë TANS, është rrëzuar në malet e Perusë, ku kanë vdekur 46 udhëtar dhe anëtar të ekuipazhit.
19 shkurt, Aeroplani ushtarak Iranian, Iljusin Il-76 është rrëzuar në malet e Iranit, ku gjetën vdekjen 275 veta nga bordi i aeroplanit.
6 mars, Boeing 737, i kompanisë Air Algerie është rrëzuar afër qytetit algjerian Tamanrasset, duke gjetur vdekjen 102 udhëtar dhe anëtar të ekuipazhit.
8 maj, Aeroplanit transportues Iljusin Il-76 i janë hapur dyert e poshtme të bordit dhe nga aeroplani kane rënë në tokë 140 persona.
26 maj, Turqi: Rrëzohet aeroplani i udhëtarëve Jakovljev YAK-42D, i kompanisë Ukrainan Mediterranen Airlines, gjatë tentimit të zbritjes në aeroportin e Trabzonit, 75 viktima, kryesisht ushtar spanjol.
8 korrik, Boeing 737 i kompanisë Sudan Airways, është rrëzuar fill pas fluturimit nga qyteti Port Sudan, në relacionin për në Khartum të Sudanit. Kanë vdekur 116 veta ndërsa ka shpëtuar një fëmijë.
25 dhjetor, Gjatë rënies së aeroplanit Boeing 727 në Benin në rrugë për në Bejrut-Libanonit, 151 të vdekur.
Viti 2004
3 janar, Boeing 737 i kompanisë egjiptiane, Flash Airlines, fill pas fluturimit nga pushimorja e Sharm el-Sheik, në rrugë për në Paris. Vdiqën 148 udhëtar dhe anëtar të ekuipazhit.
24 gusht, Dy aeroplan rusë të udhëtarëve, Tupljev TU-154 dhe TU-134, janë rrëzuar gati si në mënyrë simultane, gjatë shpërthimit pas fluturimit nga aeroporti i Moskës duke vrarë 89 veta.
21 nëntor, Aeroplani i kompanisë kineze Bombardier Canadair CRJ-200LR, rrëzohet pas fluturimit nga qyteti kinez Baotou për në qytetin e Shangait, ku gjetën vdekjen 55 veta.
Viti 2005
3 shkurt, Boeing 737, i kompanisë Kam Air të Avganistanit është rrëzuar për shkak të motit të keq para se të aterojë në Kabul, me çrast kanë humbur jetën 104 udhëtar dhe anëtar të ekuipazhit.
16 korrik, Guinea Ekuatoriale: gjatë rënjes së aeroplanit Antonov AN-24, të kompanisë Equatair, fill pas fluturimit nga kryeqyteti Malaba, kanë vdekur 60 persona.
14 gusht, Boeingu 737 i kompanisë Helios Airways nga Qipro, është rrëzuar afër Athinës në Greqi, që udhëtonte në relacionin Larnaka (Qipro)-Pragë (Çeki), si pasojë e rënjes së shtypjes në kabinën e pilotit. Kanë vdekur 121 udhëtar dhe anëtar të ekuipazhit.
16 gusht, Venezuela: Gjatë rënies së McDonnell Douglas MD-80, të kompanisë kolumbiane Uest Carabbien Airuays, për shkak të defektit të motorëve, vdekjen e gjetën 161 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit.
NOA-INA