Ferizaj, 11 Prill NOA - Në qytetin e Ferizajt Këshilli Nismëtar i Degës së Lëvizjes për Bashkim hapi sot zyrën e vet në lokalet e "Shtëpisë së Bardhë". Me këtë rast Këshilli Nismëtar organizoi një koktej rasti në të cilën morën pjesë anëtarë dhe simpatizantë të Lëvizjes për Bashkim si dhe personalitete të ndryshme nga qyteti i Ferizajt.
Me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua z. Fatmir Thaçi, koordinator i Këshillit Nismëtar për Ferizajn i Lëvizjes për Bashkim, i cili foli për themelimin e Këshillit Nismëtar për Ferizajn si dhe për hapjen e zyrës së LB-së në Ferizaj.
Të pranishmëve iu drejtua edhe z. Valon Murati nga Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim.
Ai shpalosi dy pikat themelore të programit politik të LB-së: bashkimin e shqiptarëve në një shtet të vetëm kombëtar si dhe angazhimin për zgjidhjen e problemeve të përditshme të qytetarëve.
a.b/NOA