Korçë, 11 prill, NOA - Polica e Korçës ka arrestuar mbrëmjen e djeshme një person i cili kalonte emigrantë në mënyrë të paligjshme drejt Greqisë. Sipas policisë i arrestuari është, Marsel Morava, i lindur në vitin 1976 dhe banues në lagjen 16 Korçë.
Po ashtu, policia ka shpallur në kërkim dhe një person tjetër, shtetasin Ramis Paci, 56 vjeç, banues në lagjen 10 në qytetin e Korçës.
Dy personat në datën 8 prill, kanë ndihmuar për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme drejt shtetit Grek personat A. Gjini, 20 vjeç dhe K.Lugja 22 vjeç, të dy banues në Lezhë.
Për shërbimin e ofruar dy personat kanë marrë 800 euro. Por, sipas policisë, krahas ndihmës që i është dhënë me orientimin, dy të arrestuarit kanë falsifikuar dhe dokumentet.
Për Ramis Pacin, i cili është shpallur në kërkim nga policia rëndon akuza për veprën penale "Ndihme për kalim të paligjshëm te kufirit" dhe "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave".
m.xh/NOA