Moskë, 11 prill, NOA - Ekspertët e Rusisë dhe Polonisë kanë filluar analizimin e përbashkët të kutisë së zezë nga aeroplani i rrëzuar polak, bëjnë të ditur agjencitë ruse të lajmeve.
Shefi i Komitetit Hetues të Prokurorisë Shtetërore të Rusisë, Aleksandër Bastrikin, ka deklaruar se ekuipazhi i aeroplanit nuk kishte respektuar rekomandimin e kontrollit të fluturimit që të mos ateronte në aeroportin në Smolensk.
NOA