English

Njoftim mbi vizitën e Fratinit në Tiranë

Nesër, më 12 prill 2009, me ftesë të Zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme z.Ilir Meta, vjen për një vizitë zyrtare në Shqipëri Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë z. Franco Frattini.

Vizita zyrtare fillon me bisedime dypalëshe në orën 10:30 në Ministrinë e Punëve të Jashtme, dhe vijon me Konferencë për Shtyp mes dy Ministrave Meta dhe Frattini në orën 11:10 - 11:45.

Gjatë ditës, Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë z. Franco Frattini, do të takohet edhe me autoritetet më të larta të vendit.

KOMENTE