Vangjialing, 11 prill, NOA - Eshtë rritur në 32, numri i viktimave të shënuara në thellësitë e një miniere qymyr në qytetin Vangjialing, i cili gjendet në provincën veriore kineze të Shanxit.
Tragjedia u shkaktua pas përmbytjes që u më 28 mars, ndërsa ende forcat e ekipit të shpëtimit janë duke kërkuar për 6 persona të humbur, trupat e të cilëve ende nuk janë gjetur.
Ndërkaq, bilanci i deritanishëm i kësaj tragjedie të rëndë mësohet të ketë qenë 28 të vdekur dhe 10 të zhdukur.
n.e/NOA